FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dëmtim i rëndë për Rey Manaj, dërgohet me urgjencë në spital (VIDEO)

Albacete luajti sonte një nga takimet më të rëndësishme të sezonit , në transfertën me Granadën, e cila gjendet në vendin e parë të renditjes.

Rey Manaj ishte zgjedhur titullar në këtë takim, por gjërat nuk kanë shkuar siç duhet për sulmuesin e kombëtares sonë. Ai është larguar nga fusha në minutën e 30-të për shkak të një dëmtimi, teksa një nga kundërshtarët e goditi me takë në kokë.

Mjekët janë futur menjëherë në fushë për t’i dhënë ndihmën e parë dhe më pas është larguar me urgjencë drejt spitalit. Në pushimin mes pjesëve, ka reaguar vetë faqja zyrtare e klubit spanjoll, që tregon se Manaj ka pësuar trauma në kokë dhe se ndodhet në spital.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Rei Manaj është transferuar në spitalin ‘PTS’ për t’iu nënshtruar testeve të ndryshme që diagnostikojnë shtrirjen e traumës në kokës që pësoi pas goditjes së marrë gjatë ndeshjes”, shkruhej në njoftimin e klubit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?