Dëmtimet në tru, flet gruaja e Michael Schumacher: Ai nuk do dorëzohet, është luftëtar

Bashkëshortja e legjendës gjermane së F1 ka dhënë disa detaje rreth gjendjes shëndetësore të Michael Schumacher.

Corinna Schumacher e përshkroi bashkëshortin si “luftëtar”. Gjendja shëndetësore e tij është ruajtur sekret që kur pësoi lëndime katastrofike në tru në një aksident me ski në vitin 2013.

Në një letër emocionuese që ia dërgoi një muzikanti gjerman, 49-vjeçarja shkruajti: “Do doja të të falenderoj sinqerisht për mesazhin dhe dhuratën e këndshme që do na ndihmojë ta kalojmë këtë kohë të vështirë. Ndihem mirë kur marr kaq shumë urime dhe fjalë të mira që mbështesin familjen tonë. Ne të gjithë e dimë që Michael është një luftëtar dhe nuk do të dorëzohet.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë karrierës së tij, legjenda e F1 grumbulloi një rekord prej 7 titujsh dhe numrin më të madh të garave, 91, të fituara ndonjëherë nga një shofer.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?