FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dëmtimi i rëndë i Behramit, rrezikon të ketë mbyllur sezonin

Valon Behrami u detyrua të dilte para kohe nga fusha dje në mbrëmje në duelin ndaj Milanit, për shkak të një dëmtimit të rëndë. Deri në ato momente ai ishte ndër më të mirët në fushë për ekipin friulan. Kapiteni i Udineses pati probleme serioze me kavilien e djathtë, pas një përplasjeje me Paqueta.

Ende nuk është saktësuar shkalla e dëmtimit, por gjatë ditës së sotme do t’iu nënshtrohet ekzaminimeve më të detajuara mjekësore. Trajneri kroat, Igor Tudor, në përfundim të takimit shprehu shqetësimin e tij për gjendjen shëndetësore të futbollistit me origjinë nga Kosova.

Ekziston frika se mund të ketë frakturë, gjë do ta detyronte Behramin të qëndronte për një kohë të gjatë jashtë, duke mbyllur para kohe sezonin.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?