Dëmtimi i rëndë në gju, Roshi operohet me sukses në Itali

Odise Roshi ka kryer me sukses operacionin në gju, pas dëmtimit që pati në ligament. Mesfushori i kombëtares shqiptare e ka kryer operacionin në Itali, aty ku ka shkuar prej të shtunës së javës së kaluar. Roshi dëmtoi “kroçiatin” në ndeshjen mes Ahkmat Grozny dhe Rubin Kazan, pak ditë më parë në kampionatin rus, aty ku aktivizohet së bashku me Bekim Balaj.

Pas ekzaminimeve në Rusi, Roshi u nis drejt Romës ku zhvilloi këtë fillim jave operacionin në ligament. Ai ka publikuar një foto në profilin e tij Instagram, ku shihet i shtrirë në krevat pas operacionit.

“Operacioni doli me sukses, faleminderit të gjithëve për mesazhet inkurajuese”, shkruan mbi foto mesfushori i kombëtares sonë, i cili pritet të mungojë për disa muaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?