Dëmtimi në gju, ylli i Barcelonës humbet sfidën me Interin

Sikur të mos mjaftonte forma e dobët gjatë takimeve të fundit, ku ka grumbulluar vetëm 3 pikë në katër javë të La Liga, Barcelona mund të humbasë shërbimet e sulmuesit kryesor, Luis Suarez.

Uruguajani i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në gju dhe pritet të mungojë për një periudhë të gjatë. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi katalanas

“Gjatë ditëve të ardhshme, Suarez do t’i nënshtrohet forcës individuale dhe do rikuperohet në Ciutat Esportiva. Progresi i tij do të përcaktojë dhe periudhën që do mbetet jashtë fushës së lojës.”-shkruhet në një deklaratë të klubit katalanas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për pasojë, 31-vjeçari, i cili ka shënuar tre gola në 11 ndeshje për katalanasit në sezonin 2018-19, është në dyshim për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Interit. Dueli i vlefshëm për grupin B do të luhet më 24 tetor në “San Siro”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?