Dëmtohet portieri i Kombëtares, pritet të largohet nga stërvitja me kuqezinjtë
Alban Hoxha pritet të refuzojë ftesën e Panuccit për shkak të një dëmtimi në gju.
Portieri i Partizanit i është dashur dje të shtrëngojë dhëmbët për të mos e lënë ekipin në baltë në përballjen e rëndësishme me Laçin.
Gjatë ndeshjes së djeshme stafit mjekësor iu desh që të hyjë në fushë për t’i dhënë ndihmën e parë portierit Hoxha i cili doli me gju të fashuar.
Gjithsesi, sot Hoxha do të paraqitet te kuqezinjtë dhe do të jetë stafi mjekësor i Kombëtares që do të vendosë për portierin.
Nëse shikohet se dëmtimi nuk është problematik, Hoxha do të vijojë axhendën e kuqezinjve, përndryshe ndërprerja e kampionatit do t’i shërbejë që të rikuperohet për Partizanin.
KOHA JONË SONDAZH

