Dëmtohet rëndë ylli i mesfushës së Romës, pritet të mungojë gjatë

Georgino Wijnaldum është i pafat, pasi e ka nisur sezonin në mënyrën më të keqe. Ai ka pësuar një frakturë në këmbë, e cila është konfirmuar nga klubi verdhekuq.

Mesfushori holandez do të mungojë për rreth katër muaj sipas mediave italiane. Gjithsesi duhet pritur që Wijnaldum të bëjë kontrollet e detajuara mjekësore për të përcaktuar saktë periudhën e rikuperimit.

Holandezi ka dy opsione: të ndjekë një terapi për rikuperimin për të shpresuar pjesëmarrjen në Kupën e Botës, ose të operohet dhe ta humbasë atë. Gjithçka do të vendoset nga testet mjekësore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?