Dëmtohet serbi, Hysaj titullar në duelin ndaj Crvena Zvezdës

Elseid Hysaj pritet të jetë në fushë ditën e mërkurë ndaj ekipit serb të Crvena Zvezdës, pavarësisht kritikave të shumta që ka marrë në javët e fundit.

Dëmtimi i mbrojtësit serb Nikola Maksimovic i ka hapur rrugë mbrojtësit të Kombëtares së Shqipërisë për të zënë vend në formacionin titullar për ndeshjen e pestë të Champions League.

Hysaj në këtë sezon është spostuar sa në krahun e majtë në të djathtë të mbrojtjes napolitane duke iu përshtatur ideve të teknikut të tij Carlo Ancelotti. Ndaj rivalëve serbë Hysaj do të ketë në memorie kujtimet e tetorit të 2014 kur u ndërpre ndeshja Serbi-Shqipëri në Beograd, e cila përfundoi në rrëmujë dhe me penalizimin e Kombëtares Serbe me 3 pikë në garën për kualifikim në kampionatin europian të 2016.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?