Dënimi 20 mijë euro nga UEFA, ja sa i duhen Ronaldos për ta shlyer
Nuk ka skualifikim për Cristiano Ronaldon. UEFA vendosi që ta ndëshkonte portugezin vetëm me 20 mijë euro, për gjestin e ngjashëm me Simeone-n. Shifra e dënimit nuk përbën aspak problem për yllin portugez, i cili përfiton 31 milionë euro në sezon te skuadra e Juventusit dhe është një ndër futbollistët më të mirë në botë.
Por le të imagjinojmë se sa duhet të punojë portugezi për të arkëtuar gjobën në UEFA? Ronaldo përfiton 59.7 euro në minutë dhe i mjaftojnë vetëm 355 minuta për të paguar shifrën e 20 mijë eurove në Eurove, ose e thënë ndryshe 5 orë e 35 minuta.
Duke marrë në konsideratë faktin se vendimi doli në orën 16:00, i bie që Ronaldo për të paguar këtë shifër i mjafton deri në orën 21:25 për të depozituar shumë pa asnjë sforco ekonomike. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

