Denis Suarez mund të fitojë Championsin dhe Europa League
Disa ditë më parë Denis Suarez përshëndeti tifozët e Arsenalit me një postim në Instagram, duke bërë me dije se i kishte dhënë fund sezonit, për shkak të një dëmtimi në ije që e detyron që të qëndrojë në stol deri në fund të sezonit. Nuk ka qenë një sezon për t’u mbajtur mend për mesfushorin spanjoll, i lindur në vitin në vitin 1995 dhe që u transferua të “Gunners” në muajin janar për të gjetur hapësirën që i mungonte te Barcelona, pasi blaugranët kanë shumë cilësi në mesin e fushës.
Gjithsesi sezoni për Denis Suarez mund të mbyllet me triumfe. Ndoshta, edhe me një triumf të dyfishtë për të qenë më të saktë. Për shkak të rregullave të UEFA-s, nëse rast se Arsenali fiton Europa League dhe Barcelona Champions Leasgue, ka të drejtë për të marrë medalje nga të dyja kompeticionet.
E dini sa minuta ka luajtur Denis Suárez në Europë? Vetëm 52, dy pjesë të vogla me Barelonën dhe dy pjesë po të vogla me Arsenalin në Europa League. Minuta të mjaftueshme, që i japin titujt e kampionit në të dyja kompeticionet. Në fakt, pas gjysmëfinales së parë, të dyja skuadrat janë pranë kualifikimit për në finale. Barcelona fitoi 3-0 ndaj Liverpool-it, ndërkohë që Arsenali mundi 3-1 Valencias, ndaj kanë shanse të shumta për të shkuar në finale. Denis Suarez mund të hyjë në histori, pa luajtur në asnjërën prej tyre. /R.Lika-Koha Jone/

KOHA JONË SONDAZH

