Dënohen 128 ultrasë të Bokas, 4 vite jashtë stadiumeve

Një urdhër i depozituar sot nuk do të lejojë futjen në stadium për të paktën 4 vite për 128 ultras të Boka Juniorsit, përfshirë dhe dy liderët historikë, Rafael Di Zeo dhe Mauro Martin.

“Barrabravas”, për grupet e ultrasëve që njihen për akte dhune në stadiume, quhet ligji i ri që i ka vënë ata në shënjestër dhe që hyri në fuqi që pas skandalit të dhjetorit të shkuar në finalen e Libertadoresit mes Bokës dhe Riverit.

Ndaj, për aktet e tyre të dhunës në stadiume të regjistruara që prej vitit 2013 dhe kryesisht në ndeshjet e luajtura në transfertë, 128 tifozë të Bokas nuk do të shkelin më në stadiume në 4 vitete ardhshme. Dhuna në stadiume ka qenë një problem i madh në Argjentinë me 143 tifozë të vdekur në 20 vitet e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?