Depay zbarkon në Madrid, kryen vizitat mjekësore për Atletico Madridin
Memphis Depay ka mbërritur në Madrid këtë mëngjes dhe u drejtua menjëherë në Clínica Universidadde Navarra për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore përpara se të nënshkruajë kontratën me Atlético Madrid.
Holandezi largohet gjashtë muaj para përfundimit të kontratës me Barcelonës. Klubi katalanas do të përfitojë 3 milionë euro nga ky largim, ndërkohë që vetë futbollisti do të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2025.
Njoftimi zyrtar pritet në orët në vijim. 28-vjeçari, Depay praktikisht u injorua nga Xavi, i cili e aktivizoi vetëm në 4 raste këtë sezon. Holandezi shënoi vetëm një gol në fitoren 3-0 ndaj Elches më 17 shtator. /R.Lika-Koha Jonë/
Memphis Depay, traveling to Madrid in order to undergo medical tests as new and sign as Atlético Madrid player ⚪️🔴✈️ #Atléti
Deal completed on €3/4m fee.
🎥 @JijantesFC pic.twitter.com/WXLNbLC4vP
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 19, 2023
KOHA JONË SONDAZH

