FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Der Spiegel”: Reali ishte gati të paguante 250 mln euro për Mesin në  2013

Revisa gjermane “Der Spiegel” ka publikuar sot një lajm se në qershor të vitit 2013, Inigo Juarez, në atë kohë avokati i familjes së Mesit, kishte informuar babanë e argjentinasit se ishte i gatshëm për të ofruar 250 milionë euro të klauzolës së yllit argjentinas. Propozimi përfshinte një rrogë prej 23 milionë eurosh neto me garancinë e kontratës deri në vitin 2021 për Mesin, si dhe një bonus prej 1 milion eurosh për babanë e tij.

Klubi merengues në atë sezon arriti që të nënshkruante me Bejl duke i ofruar një kontratë deri në vitin 2021. Presidenti Fiorentino Perez ka përgënjeshtruar menjëherë këtë lajm duke e cilësuar si të pavërtetë.

Madje janë zbuluar edhe detajet e akordit, teksa madrilenët kishin propozuar  që firma të hidhej në një avion privat, në praninë e Mesit, avokatit të tij, Florentinio Perez, drejtorit sportiv Miguel Pardesa dhe një avokati të klubit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?