“Der Spiegel” zbulon dy dëshmitë për përdhunimin e modeles amerikane
Cristiano Ronaldo prej disa javësh po përballet me akuzat për përdhunim të modeles amerikane Mayorga, e cila ka deklaruar se është abuzuar në vitin 2009. Së fundmi ka qenë revista gjermane “Der Spiegel” e cila shkruan se ekzistojnë dy pyetësorë në lidhje me ngjarjen e ndodhur, që avokatët ia kishin dhënë Ronaldos për t’i plotësuar, për të përgatitur kështu edhe strategjinë e mbrojtjes.
Njëri prej pyetësorëve ishte përpiluar në muajin gusht e tjetri në dhjetor, dhe në përgjigjet e tyre kishte disa mospërputhje të dëshmive. Në harkun e 4 muajve, përgjigjet e disa pyetjeve ishin ndryshuar, gjë që tregon punën e bërë nga avokatët për të hedhur poshtë akuzat e Mayorgës.
“Ajo tha se nuk ishte nata e përshtatshme për të bërë gjë, ishte vetëm takimi i parë dhe nuk ndihej mirë. Megjithatë, më thoshte se nuk donte, ajo ishte e gatshme dhe më provokonte. E kapa duke e përqafuar dhe aty mund t’i kem lënë shenjë. Jo nuk dua gjë pasi nuk jam si të tjerat. Megjithatë në vazhduam dhe nuk përdorëm as masa mbrojtëse, në fund më shante shërisht duke më quajtur idiot. U mërzit dhe i thash se më vinte keq”, deklaronte 33-vjeçari në dëshminë e parë.
Pyetjes nëse Mayorga ngriti zërin apo bërtiti, Ronaldo në muajin gusht iu përgjigj “Ajo tha jo dhe ndaloi”, ndërsa në muajin dhjetor ishte ndryshuar në “Jo”. Tjetër mospërputhje mes dy pyetësorëve u pa edhe në përgjigjet për pyetjen nëse Mayorga foli pas raporteve seksuale. Në versionin e parë, Mayorga e cilësoi Ronaldon “idiot” dhe ai i tha se “i vinte keq”, ndërsa sipas versionit të dytë, Mayorga nuk kishte thënë “asnjë fjalë” pas asaj që ndodhi.
KOHA JONË SONDAZH

