FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Derbi i Italisë për të rrëmbyer super talentin e Fiorentinës

Frederico Chiesa është gati për të bërë hapin e madh në karrierën e tij pas dy sezoneve mjaft të mirë te skuadra e Fiorentinës. Sulmuesi 2-vjeçar  ka treguar një nivel të lart sezonin e kaluar, gjë që e ka konfirmuar edhe në tre javët e para të Serisë A të këtij viti, ndërsa ka zgjuar një interes të fortë të Juventusit dhe Interit.

Klubi i Fiorentinës kërkon rreth 70 milionë euro për kartonin e tij dhe për momentin më të avantazhuar janë bardhezinjtë nga Torino, të cilët kanë huazuar në Firence kroatin Marko Pjaca, me të drejtë blerjeje për 20 milionë euro. Pikërisht për këtë arsye, Marotta do ta ketë më të lehtë të negociojë, duke ofruar 50 milionë euro dhe kartonin e kroatit, për të bindur drejtuesit e klubit vjollcë, të heqin dorë nga talenti i tyre.

Nga ana tjetër Interi kërkon të pasurojë organikën me futbollistë italianë dhe Chiesa është profili i duhur, që mund të sjellë cilësi dhe për më tepër, premton për një të ardhme të ndritur. Trajneri Spalleti po tenton që ta bindë futbollistin për një rol protagonisti në ekipin e tij, por mbetet të shohim se cili do të jetë vendimi i talentit.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?