FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Derbi i Londrës mbyllet pa gola në gjysmëfinalen e parë të “Carabao Cup” (VIDEO)

Derbi i Londrës nuk prodhon asnjë gol në ndeshjen e parë gjysmëfinale të “Carabao Cup”. Në “Stamford Bridge”, Venger arrin të marrë një barazim 0-0, edhe pse ndeshja u dominua nga skuadra e Kontes.

Pjesa e parë dhuron emocione nga të dyja skuadrat. Arsenali fillimisht është pranë golit me Granit Xhakën nga një goditje dënimi, ndërkohë që Çelsi kundërpërgjigjet menjëherë me Viktor Mozis, por portieri Ospina bën mrekullinë. Vendasit janë më të qartë në lojën e tyre ndërkohë që “topçinjtë” shfaqen kërcënues me Lakazet dhe Iuobin, por portieri Çeh tregon reflekset në rastin e mesfushorit.

Blutë e Londrës e nisjn mjaft mirë pjesën e dytë, teka janë dy herë shumë pranë golit. Fillimisht është Alvaro Morata në minutën e 55-të, i cili godet në mënyrë spektakolare, por Ospina pret mjaft mirë. 10 minuta më pas Moses është sërish pranë golit, por këtë herë është Mustafi që shpëton portën e Arsenalit. Në minutat në vijim të dyja skuadrat janë të lodhura dhe prodhojnë shumë pak mundësi shënimi duke lënë të hapur gjithçka për ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet në “Emirates Stadium”. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?