Derbi i Madridit mbyllet në “paqe”, asnjë nuk përfiton nga ndalesa e Barcës (VIDEO)
Derbi i Madridit mes Realit dhe Atleticos nuk ka prodhuar as gola dhe as spektakël. Ndeshja e shumëpritur e javës së 7-të, ka prodhuar shumë pak emocione.
Skuadra e Lopeteguit vinte me mungesën e Iscos dhe Marcelos, të cilët kanë ndikuar jo pak, pasi Reali ndërtoi shumë pak në aksionet sulmuese. Në krahun tjetër as ekipi i Simeones nuk ka mundur që të përfitojnë, teksa mundësitë për shënim kanë qenë sporadike nga të dyja ekipet.
Ky është barazimi i 7-të i bardhë në histori mes këtyre skuadrave. Pas 18 vitesh rikthehet sërish një rezultat 0-0. Pas kësaj ndeshje Reali mbetet në vendin e dytë, ndërkohë që Atletico kalon në vendin e katërt, pasi në të 3-in tashmë shtë Sevilla. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

