Derbi i Torinos, Allegri me një surprizë në formacionin zyrtar

Mbrëmjen e sotme do të luhet derbi në Torino, teksa Juventusi, që ka siguruar titullin kampion pret ekipin e Mazarrit. Këta të fundit synojnë që të luajnë në Champions League sezonin e ardhshëm, duke e bërë këtë ndeshje edhe më të ndezur. Rivaliteti në këtë qytet ka prodhuar gjithmonë ndeshje të mbushura me shumë emocione.

Allegri do të luajë me skemën 4-4-2, teksa pas mungesës së Emre Can për shkak dëmtimi, Spinazzola dhe Cancelo do të luajnë në krahët e mbrojtjes, ndërkohë që në mesfushë Bernandeschi dhe Cuadrado do të mbështesin Matuidi dhe Pjanic në mesfushë. Në sulm spikat rikthimi titullar i talentit Kean, i cili do të mbështesë Ronaldon, i etur për të shënuar gola.

Në krahun tjetër, Mazarri përgjigje me një formacion në formë rombi. Meite dhe Berenguer do të luajnë pas krahëve të Belottit, i vetëm në majën e sulmit. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?