FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Derbi shqiptarësh në Seria A. Strakosha sfidon Gjimshitin për zonën Champions

Seria A në orën 15:00 sjell një ndeshje vendimtare për objektivat e Lazio dhe Atalantës, por njëkohësisht edhe një derbi shqiptarësh. Thomas Strakosha ia ka dalë të rikuperohet në kohë për duelin e sotëm, pasi kishte shfaqur probleme në shpinë në dy ditët e fundit. Immobile dhe Caicedo do të formojnë dyshen sulmuese të bardhekaltërve, që nuk do të kenë Milinkovic-Savic të skualifikuar.

Në krahun tjetër, Gasperini i ka besuar sërish Gjimshitit duke e hedhur në fushën e lojës nga minuta e parë. Paraqitjet fantastike këtë sezon, kanë bërë që mbrojtësi i kombëtares sonë të mbetet një titullar fiks, duke lënë në stol një futbollist si Mancini, që kërkohet me ngulm nga Roma. Berisha ndërkohë vijon të mbetet në stol, pasi Gollini është zgjedhja e parë në portë. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?