Derbi Tirana-Partizani, zbulohen çmimet e biletave dhe ndarja e tribunave
Derbi i kryeqytetit, Tirana-Partizanit, rikthen pas një vitit mungesë përplasjet spektakolare të dy tifozërive ndër më të nxehta në vend, që sigurisht po përgatiten për të fituar ndeshjen e tyre në tribuna. Tirana ka njoftuar se këtë të martë kanë dalë në shitje biletat, duke përcaktuar çmimet dhe sektorët ku mund të akomodohen tifozëritë respektive. Kështu në tribunën kryesore një biletë do të kushtojë 2000 lekë. Për Tiranën janë në dispozicion A1 dhe A2, ndërsa për Partizanin B1 dhe B2.
Për fansat miq do të jenë në dizpozicion dhe sektorët H1 dhe H2 (tribuna jugore), ku bileta kushton 400 lekë. E gjithë pjesë tjetër është për tifozët që klubit organizator, Tiranës, të cilët për një biletë duhet të paguajnë 400 lekë.
Çmimet e biletave për bardheblutë:
Tribuna A1/A2 – 2 000 lekë (të reja)
Tribuna C1/C2 – 400 lekë
Tribuna D1/D2/E/F/G1/G2 – 400 lekë
Çmimet e biletave për të kuqtë:
Tribuna B1/B2 – 2 000 lekë (të reja)
Tribuna H1/H2 – 400 lekë
KOHA JONË SONDAZH

