“Deri në fund të vitit stadiumet në Seria A do të hapen 100%”
Stadiumet italiane mund të rihapen plotësisht që gjatë këtij sezoni. Lajmi i mirë për futbollin vjen nga një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë që konfirmon zërat që qarkullojnë prej ditësh në mediat italiane.
Kapacitet e stadiumeve mund të rriten menjëherë deri në 75% apo 80%, ndërkohë që në fund të vitit, dyert e impianteve pritet të hapen plotësisht.
“Situata është e qëndrueshme ndaj duhet të veprojmë pa frikë. Do të marrim një vendim në fund të këtij muaji”, janë fjalët e Andrea Costa, nënsekretar në Shëndetësinë Italiane.
KOHA JONË SONDAZH

