Dermaku mesazh Rejës pas golit: Pres ftesën nga kombëtarja

Goli i parë në kampionat, por shumë i rëndësishëm për të siguruar 3 pikët ndaj Spezias. Kastrioti Dermaku po kalon një sezon që e sheh si protagonist te skuadra e Cosenzës. Mbrojtësi i kombëtares sonë dje në mbrëmje gjeti rrugën e rrjetës, në momentin kur Besiktasi ka shprehur interes të fortë për të.

“Nuk e di sa pikë kanë grumbulluar të tjerat, por le të themi që synimi ynë ishte të kalonim 40 pikë dhe ia kemi dalë mbanë 3 ndeshje para fundit. Ishte një gol shumë i rëndësishëm për mua, i pari në Serinë B.

E ardhmja? Kemi folur gjatë javës për rinovimin, por situata është paksa e ndërlikuar. Kam patur ndonjë kontakt me klube të tjera, por asgjë konkrete. Po më skadon kontrata por le të presim edhe pak.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kombëtarja? E dija që do të ishte e vështirë të kisha vazhdimësi, sepse u kthyen edhe qendërmbrojtësit e tjerë. Unë e pres thirrjen dhe do të shkoj me shumë dëshirë në Kombëtare”, u shpreh mbrojtësi i kombëtares sonë për mikrofonin e platformës DAZN.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?