Dermaku: S’pres të jem titullar, mund të kaloj në Seria A

Futbollisti i Kombëtares, Kastriot Dermaku i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve ditën e sotme në konferencën e zakonshme për shtyp, ku ka qenë i shoqëruar edhe nga Migjen Basha.

“Edhe me Cozencën kemi luajtur në të 2 mënyrat. Do ta shikojmë çfarë mendon trajneri kur të jetë grupi i plotë. Duhet të japim maksimumin. Do të shikojmë deri ku mund të shkojmë. Të gjitha ndeshjet janë të vështira.

Konkurrenca? Është e madhe konkurrenca dhe është pozitive kjo. Nuk pres të jem në formacion, nëse vjen shansi do të demonstroj aftësitë e mia. Pozicioni? Me rëndësi është të luaj, të kem minuta. Nuk jemi grumbulluar ende të gjithë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trajneri i ri? Deri tani është pozitive përshtypja. E ardhmja? Kemi biseduar me disa ekipe në Seria A. Ka shanse të shkoj në Seria A. Më pëlqen si karakteristika Pique i Barcelonës. Ka shumë të rinj edhe në Itali, si për shembull Romangnoli, apo edhe Chielini”, u shpreh Dermaku.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?