Deschamps, i zhgënjyer me FIFA-n
Trajneri i Kombëtares së Francës, Didier Deschamps, ishte i zhgënjyer që askush nga skuadra e tij, që arritën ta fitojnë turneun e Kupës së Botës këtë verë në Rusi, për çmimin e FIFA-s për lojtarin më të mirë në botë.
Lojtarët e skuadrës së Francës e ngritën trofeun në Rusi vetëm dy muaj më parë, më 15 korrik, përkundër faktit se mosha e skuadrës së tyre ishte mjaft e vogël. Ata ishin skuadra e dytë me moshën mesatare më të re në këtë turne.
Antoine Griezmann dhe Kylian Mbappe ishin dy lojtarët më të mirë në skuadrën e Francës, e megjithatë asnjëri prej tyre nuk arriti të nominohej nga FIFA për çmimin për lojtarin më të mirë të botës.
Cristiano Ronaldo, Mohamed Salah dhe Luka Modrici u zgjodhën të jetë në top treshen, dhe Deschamps ka bërë të ditur se ai është i zhgënjyer që asnjëri prej lojtarëve të tij nuk u emërua në top treshe.
“Jam i zhgënjyer. Nuk do të them se është e padrejtë sepse kjo do të lë të kuptohet se ata tre që janë nominuar nuk e meritojnë. Ata e meritojnë, por unë mund të them se Antoine dhe disa lojtarë të tjerë francez e kanë merituar të jenë në atë listë gjithashtu”, ka thënë Deschamps.
“Dhe shpresoj që nuk do të akuzohem për shovinizëm nacional, por kur i shikoni arritjet e tyre këtë verë dhe çfarë kanë bërë me klubet e tyre, e sheh se ata e meritojnë”.
“Antoine e ka fituar Evropa Ligën, ishte vendimtar në finale. Ne duhet ta pranojmë pasi që votat erdhën prej gjithkund në botë. Por, jam i zhgënjyer për të dhe për të tjerët, pasi që Antoine nuk është i vetmi që e meritoi”.
KOHA JONË SONDAZH

