FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deschamps: Respekt për Shqipërinë, Panuccin e njoh mirë

Trajneri i Francës, Didier Deschamps ka preferuar që të jetë modest në deklaratën e dhënë për “RTSH” pas hedhjes së shortit, që i rezervoi edhe kuqezinjtë tanë.

“Shqipërinë e njohim pasi jemi përballur disa herë. Më vjen mirë që përballem me Panuccin pasi njihemi. E njoh mirë si lojtar kur isha te Monaco. Tani presim kalendarin për të ditur se kur luajmë. Kemi hasur vështirësi me Shqipërinë dhe kam respekt të madh për këtë skuadër. Shumë lojtarë po luajnë mirë me klubet e tyre. Duhet përqendrim dhe kujdes për të parë të gjitha detajet.

Është shumë e vështirë, por ajo që është e sigurt është që Islanda me rezultatet në Francë ka bërë shumë mirë dhe do të jetë kaq e fortë apo jo nuk e dimë. Turqi është e fortë, por edhe Shqipëria. Nuk i veçojmë dot, por në fushë do të kemi ndeshje të vështira”, u shpreh Deschamps.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?