Dështimi i Guardiolës te Manchester City, 600 milionë euro për të (mos) fituar Championsin
Eliminimi i Manchester City-it në Champions League, ka shkaktuar zhurmë në Angli, duke filluar që të bëjnë llogaritë për presidentin Mansour Bin Zayed Al-Nahyanda si dhe për Pep Guardiolën. Trajneri katalanas, në sezonin e tretë në Premier League, ka bërë një revolucion të vërtetë duke transferuar 25 futbollistë të ndryshëm, pa llogaritur futbollistët nga akademia.
Guardiolës i mungon kupa me veshë të mëdhenj që nga viti 2011, kur Barcelona e tij mposhtte Manchester United në finalen e Wembley-t. Në të gjitha rastet e kur drejtonte bavarezët është eliminuar kur ishte vetëm një hap larg finales nga një ekip spanjoll (Real Madrid 2014, Barcelona 2015 dhe Atletico Madrid 2016). Në tre vitet e fundit, Manchester City i Pep Guardiolës nuk ka shkuar në asnjë rast përtej çerekfinaleve, pavarësisht se në në krye të Citizens ka shpenzuar në total më shumë se 600 milionë euro.
Në sezonin e parë të Guardiolës, “qytetarët” shpenzuan 213.5 milionë euro me ardhjen e Stones, Sanè, Gabriel Jesus dhe Gundogan. Në sezonin e ardhshëm shifra u rrit në 317.5 milion me blerjet e Bernardo Silva, Ederson, Walker, Mendy, Laporte dhe Danilo. Në sezonin aktual, buxheti në merkato ka rënë në 77 milionë euro, pothuajse të gjitha të përdorura për transferimin e Mahrez.
Në dy sezonet e fundit ka mbetur jashtë në çerekfinale përballë skuadrave angleze, që presupozohet që i njeh mirë, Liverpool dhe Tottenham. Mund të jetë e vërtetë, që, siç është shprehur pak ditë më parë vetë Guardiola, City nuk e ka marrë për të fituar domosdoshmërisht Championsin, por edhe shpenzimet nuk kanë qenë të pakta. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

