Detaje nga provimi fals i Suarezit: “Si të quajnë?”
Zbulohen detaje të tjera të provimit farsë që ka mbajtur Luis Suarez në Peruxhia për të marrë nivelin B1 të italishtes e si rrjedhojë të merrte pasaportën italiane. i “Corriere della Sera zbulon një prapaskenë sekrete, teksa ish-lojtari i Barcelona ka marrë më parë me temat për tu trajtuar e që tani janë në zotërim të hetuesve.
Pyetja e parë për të thyer akullin ka qenë banale: “Si të quajnë?”. Vështirë se mund të gabohej. Pastaj Suarezit i janë treguar disa foto të një shalqiri dhe një supermarketi , teksa uruguaiani ka gjetur termat e duura.
“Një qytet italian? Torino”, është pjesa tjetër interesante e provimit. Gjë e konfirmuar edhe nga Lorenzo Rocca, një nga testuesit, që pak orë më pas kishte folur me mediat duke thënë: “E imagjinon veten që tani në kryeqendrën piemonteze”. Për ta mbyllur edhe pyetja mbi familjen e profesionin e tij: “Jam futbollist e jam prej 6 vjetësh në Barcelonë”. I gjithë provimi zgjati vetëm 12 minuta, dhe në fund ju dorëzua certifikata e gjuhës.
KOHA JONË SONDAZH

