FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Detajet e reja/ Portieri i Tottenhem kaloi mbrëmjen me dy shokët e ekipit para arrestimit

Hugo Lloris ishte me shokët e tij të ekipit dhe të kombëtares Laurent Koscielny dhe Olivier Giroud, para se të arrestohej për shkak se ishte i dehur në timon. 31-vjeçari u kap nga policia në orën 2.20, ku më pas e kaloi natën në burg, pasi doli me një përqindje të lart alkooli në testin e frymëmarrjes që ju bë gjatë kontrollit.

Lloris u dërgua në stacionin policor të “Charing Cross” pasi u ndalua nga oficerët në “Gloucester Place”, pranë “Baker Street” në Londrën qendrore.

Fituesi i Kupës së Botës sipas mediave britanike ka kaluar shtatë orë në paraburgim, ku ju morën të gjitha shenjat e gishtërinjve. Lloris nuk arriti të merrte pjesë në stërvitjen e Tottenham këtë mëngjes dhe do të duhet të paraqitet para gjykatës së magjistratëve të Westminsterit muajin tjetër./Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?