FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Detajet e tragjedisë/ Futbollistët e Fiorentinës shqyen derën me shkelma

Mediat italiane kanë zbuluar detaje të reja për vdekjen e kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori. Ai njihej nga të gjithë si një lojtar model, i cili kishte fituar simpatinë e publikut kudo që kishte luajtur.

Astori, duke qenë kapiteni i skuadrës, flinte i vetëm në dhomën e hotelit në ditët e grumbullimeve. Ai nuk kishte pasur asnjëherë shqetësime të karakterit fizik ndaj askush nuk kishte dyshime që mund t’i ndodhte ndonjë gjë e tillë. Por sot ai nuk ishte paraqitur në restorantin e hotelit për të ngrënë mëngjesin, edhe pse zakonisht ishte ndër të parët që shfaqej, për të dhënë shembullin te të rinjtë.

Shokët fillimisht i telefonuan në dhomë dhe duke parë se nuk përgjigjej, u shqetësuan dhe u ngjitën lart. Kanë qenë vetë lojtarët që kanë shqyer me shkelma derën e dhomës së Astorit duke e gjetur atë të pajetë në shtrat e duke mësuar kësisoj lajmin tragjik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mendohet se ai kishte pësuar një atak kardiak gjatë natës, por nuk ka arritur të reagojë e të kërkojë ndihmë. Shokët e skuadrës, të përlotur, kanë qëndruar pranë trupit të pajetë derisa kanë mbërritur autoritete policore që e kanë dërguar në morgun e qytetit për të bërë autopsinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?