“Dhimbje” koke për Allegrin, ja sa do të mungojë Khedira

Fitorja në “Mestalla” e Juventusit është shoqëruar me pasoja, teksa do të humbasë për 20 ditë edhe Sami Khedirën.

Gjermani la fushën e blertë për një problem muskulor në minutën e 23-të, duke i lënë vendin Emre Can. Edhe pse ende nuk ka dalë një rezultat përfundimtar sa i përket entitetit të dëmtimit, sipas medieve italiane, mesfushori do të qëndrojë jashtë fushave të blerta për të paktën 3 javë.

Khedira do të mungojë kështu në sfidat ndaj Frosinones, Bolognës dhe ndoshta Napolit. Rikthimi i tij mund të jetë në Champions, ndaj Young Boys. Sa i përket Douglas Costës priten zhvillime të reja në ditët në orët në vijim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?