Dhuna dhe kaosi në stadiumet franceze, qeveria në alarm

Futbolli francez ka hyrë në një kaos të madh. Disa ndeshje të këtij edicioni në Ligue 1 janë ndërprerë ose shtyrë sfida për shkak të dhunës së ushtruar mes dy tifozërive ose hedhjes së sendeve në fushë, ku skuadra e Marsejës është e përfshirë.

Në ndeshjen e mbrëmshme mes Lionit dhe Marsejës është ndërprerë ndeshja pas hedhjes së shishes në drejtim të Dimitri Pajesë në ekzekutimin e një goditje këndi. Loja fillimisht u ndërpre dhe më pas u shtye.

Mbledhja do të mbahet nesër, ku Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, Ministrja e Sportit, Roksana Marasineanu do të bëhen bashkë në një mbledhje me drejtuesit e Federatës Franceze të Futbollit dhe të ligave të ndryshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?