FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dhuna ndaj gjyqtarit rrezikon mbarëvajtjen e kampionatit

Dhuna ndaj një gjyqtari të futbollit helen ka shtyrë kolegët e tij të Superligës greke të hyjnë në grevë urie.

“Me këtë ne po tregojmë zemërimin tonë”, thanë gjyqtarët në një deklaratë për organizatën kombëtare të futbollit dhe mediat lokale.

Gjyqtari u sulmua një ditë më parë në afërsi të shtëpisë së tij në Larisa, ku pësoi plagë të lehta në kokë dhe këmbë, për tu larguar më pas nga spitali paraditen e sotme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë autorët mbeten të paidentifikuar. Ky ishte episodi i fundit i incidenteve që prekin futbollin grek dhe sulmi i 27-të kundër një arbitri që nga viti 2009, njoftoi radio “Sport-FM”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në mars, Superliga greke u pezullua për shkak të dhunës huligane në shkallët e stadiumit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?