FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dhuna në sport, Policia: Stadiumet janë të pasigurta

Policia e Shtetit ka refuzuar në disa raste të marrë përsipër mbarëvajtjen e aktiviteteve sportive, pasi shumica e stadiumeve apo mjediseve të tjera nuk përmbushin kushtet e sigurisë, duke qenë një ndër shkaqet që gjeneron dhunë në sportin shqiptar.

Drejtori i Rendit Publik, Albert Dervishaj thotë për Top Channel se, për këtë duhet të marrin masa urgjente federatat respektive dhe vet klubet. “Klubet dhe federatat duhet të kontraktojnë shërbimet e shoqërive private të rujajtjes fizike. Policia e Shtetit do jetë menaxhere e rendit në stadium, nuk do të bëjë punën e institucioneve të tjera”, tha Albert Dervishaj, drejtor i Rendit.

Që prej hyrjes në fuqi të ligjit të ri për sportin, 30 tifozë problematikë janë ndëshkuar me gjoba. “Në bazë të ligjit të Policisë, çdo qytetar duhet të ketë më vete në çdo vend dhe në çdo moment letërnjoftimin. Në këtë kontekst, edhe në aktivitetet sportive patjetër që duhet të paraqitet ID”, tha Dervishaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?