Dhuna në stadiume, pesë vite burg kush futet në fushë

Ashpërsimi i Kodit Penal do të prekë edhe sportin. Kryeministri Rama e kishte paralajmëruar diçka të tillë që prej pezullimit të Superligës Shqiptare disa muaj më parë për shkak të dhunës, ndërsa tani dënimet për dhunën në sport do të zyrtarizohen në Kodin Penal.

Kështu, dhuna sportive në ambientet e stadiumeve do të dënohet deri në 5 vite, ndërsa hedhja e sendeve të forta apo e flakadanëve ne stadium, dënohet deri në 3 vite burgim.

Ndryshimet prekin dhe ndeshjet ndërkombëtare. Kur në të tilla aktivitete në fushë futen persona të paautorizuar, atëherë marzhi i dënimit është 5 vite heqje lirie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhuna në futbollin shqiptar mbetet një problem i vazhdueshëm për mbarëvajtjen e kampionatit, ndërsa nuk kanë qenë të paktat rastet kur skuadra dhe zyrtarë të futbollit janë përjashtuar nga aktivitetet. Mbetet për t’u parë nëse ndryshimet në Kodin Penal do të ndalojnë dhunën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?