Dhunuan barbarisht arbitrin, Këlcyra shpëton nga Komisioni i Apelit
Ditën e sotme, është mbledhur Komisioni i Apelit në FSHF për të marrë në shqyrtim ankimin e KF “Këlcyra”. Këta të fundit ishin përjashtuar nga Komisioni i Disiplinës për ngjarjet e rënda të ndodhura gjatë derbit me Permetin, ku u sulmua arbitri i ndeshjes.
Apeli ka vendosur të jetë më i butë. Këlcyra ja ka hedhur dhe nuk do të përjashtohet. Konfirmohet humbja e ndeshjes në tavolinë, me rezultatin 3-0, ndërsa Këlcyra dënohet me 14 ndeshje pa praninë e tifozëve.
Ja dhe vendimi i plotë i Komisionit të Apeit:
Pasi mori në shqyrtim ankimin e KF “Këlcyra”. Vëren se:
Me vendimin e datës 15.12.2017 (pika 7) Komisioni i Disiplinës pranë FSHF ka vendosur: KF “Këlcyra”, për dështim ne përmbushjen e përgjegjësive duke cënuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe shkelje të rënda të kryera nga stafi teknik dhe lojtarët e këtij ekipi duke shkaktuar ndërprerjen përfundimtare të lojës në ndeshjen kundër KF “Përmeti”, në bazë të nenit 12/1/f ,28, 49/5, 58/2, 65/2,65/4 dhe 66/3/c) të KDS, përjashtohet nga gara për pjesën e mbetur të Kampionatit për sezonit futbollistik 2017/2018. Ndeshja kundër KF “Përmeti”, deklarohet e humbur në tavolinë me rezultatin 3 me 0.
Kundër këtij vendimi ka ushtruar kërkesë ankimore të KF “Këlcyra” duke kërkuar ndryshimin e pikës 7 të Vendimit të Komisionit të Disiplinës datë 15.12.2017 pasi masa e dënimit nuk i përgjigjet rrethanave te shkeljes se kryer.
KOMISIONI I APELIT TË DISIPLINËS
Pasi dëgjoi relatimin e çështjes nga sekretariati teknik dhe si bisedoi e analizoi çështjen në tërësi, konstaton:
Vendimi datë 15.12.2017 (pika 7) i Komisionit të Disiplinës pranë FSHF nuk është marrë në përputhje me Kodin e Disiplinës Sportive pasi masa e dënimit te aplikuar është e larte dhe nuk i përgjigjet shkeljes disiplinore te kryer.
PËR KETO ARSYE
Bazuar në nenet 78 e vijues te Kodit te Disiplinës Sportive
VENDOSI
- Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Disiplinës datë 15.12.2017 (pika 7) si meposhte: KF “Këlcyra”, për dështim ne përmbushjen e përgjegjesive duke cënuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe shkelje të rënda të kryera nga stafi teknik dhe lojtarët e këtij ekipi duke shkaktuar ndërprerjen përfundimtare të lojes në ndeshjen kundër KF “Përmeti”, në bazë të nenit 12/1/f ,28, 49/5, 58/2, 65/2,65/4 dhe 66/3/c) të KDS, dënohet me 14(katërmbedhjetë) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës. Ndeshja kundër KF “Përmeti”, deklarohet e humbur në tavolinë me rezultatin 3 me 0.
- Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.
KOHA JONË SONDAZH

