Di Biaxho publikon listën për miqësoret e radhës, ka emra surprizë

4 muaj pasi nuk mundën që të siguronin një biletë për në Kupën e Botës, Italia rikthehet sërish në fushë, por këtë herë nën drejtimin e Luizhi Di Biaxhos dhe jo Venturës. Strategu italian ka publikuar listën e lojtarëve për miqësoret ndaj Argjentinës më 23 mars dhe Anglisë 4 ditë më vonë, më 27 Mars.

Bie në sy grumbullimi për herë të parë i sulmuesve të rinj, Federico Kieza i Fiorentinës dhe Patrik Kutrone i Milanit, të cilët po spikatin në këtë sezon në Serinë A. Gjithashtu është përfshirë dhe kristalte i Atalantës dhe Ferrari i Sampdorias. Mario Baloteli ka mbetur sërish jashtë, ndonëse prej ditësh flitej për një rikthim të tij në kombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?