Dialog, Viti i Ri me “kuaj të rinj”

Nga Ylli Dylgjeri –

Karvani duhet të ecë më shpejt-tha Kryeministri në fjalën që mbajti gjatë prezantimit të ministrave të rinj në Asamblenë Socialiste. Duke i komentuar të ikurit dhe njohur të rinjtë, një politikan i majtë që kisha pranë më pyeti në kafe:
Si të duken këto të rinjtë a do të ecin?
Ne duam të vrapojnë jo të ecin. Por mua si teknikë më duken, ose kemi një Qeveri Teknike nga vetëm një parti politike, për të shpejtuar tek zgjedhjet e reja.
Po Ty? – ja kthej pyetjen
Ajo pjatë që s’është për mua i rënte miu brënda. Unë si njoh këto për Ministra, anonim! – Kaq tha, e u çua i mërzitur nga kafja.
-Mos u mërzit – i them, ka kohë deri në dekretim e votimin në Kuvend. Do kemi dhe parti të reja e aleanca te reja. Për shembull, një Parti Studentësh mund të jetë aleatja jonë në zgjedhje. 

-Lëre, lëre-vazhdoi, se me anonimë nuk bëhet reformë. Taksirat i Presidentit që do i firmosë!!!
-Ore Presidenti siç e ka nisur nuk firmos lehtë. Per këte Ministrin e jashtëm, kosovar, thonë se do të shkojë të pyesi në Kosovë vete Meta. Nuk e kalon pa garancira!
-Po ç’ne, Meta u bë vetë Kryeministër në moshën e Tij, pse duhet ta ndalojë kosovarin?
-E ndalon se thonë, se Meta ishte vendali, tani mishi i huaj është me hormone. I bëjnë gjilpëre në qafë viçave dhe hop fryen- ja kthej Unë…
Kështu u mbyll ky dialog në pritje të Qeverise se Re.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?