Dikur ndëshkonte Shqipërinë, gjyqtari turk tani ha karamelet e tifozëve (VIDEO)

Gjyqtari me origjinë turke, por me pasaportë gjermane, Deniz Aytekin, mbahet mend nga të gjithë shqiptarët, teksa në ndeshjen Shqipëri-Izrael ai u bë protagonist në dhënien e 2 kartonëve të kuq ndaj kuqezinjve, teksa kulmoi me largimin e portierit Berisha dhe penallti kundër ekipit tonë.

Ai shpesh është protagonist edhe në Gjermani. Episodi i fundit ka ardhur në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Gjermanisë mes Frankfurt dhe Mainz. Gjatë një goditje nga këndi, tifozët miq hodhën sende në fushën e lojës.

Mes tyre kishte karamele. Arbitri i ndodhur pranë ka habitur të gjithë duke marrë karamelen nga toka dhe duke e futur në gojë, madje për një moment ia ka ofruar edhe njërit prej futbollistëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?