Dikur “rival”, sot Guardiola e mbron: Mourinho është një nga më të mirët në botë!

Dikur ishin “rival” e ndërsa sot Pep Guardiola i del në mbrojtje Jose Mourinho-s, i cili po përballet me një lum kritikash pas rezultateve të dobëta me Manchester United.

Tekniku spanjoll e ka përkufizuar me termin “top manager” dhe më pas ka shtuar se portugezi është ajka e trajnimit botëtor.

“Fatkeqësisht kjo është puna jonë. Varet gjithmonë nga rezultatet. Kur fitojmë jemi të mirë, kur nuk fitojmë nuk jemi të mirë. Unë mendoj se Mourinho është një nga trajnerët më të mirë në qarkullim, bën pjesë në ajkën e këtij profesioni. Ai është “top, top, top manager,” u shpreh Guardiola.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas, trajneri i Manchester City shtoi: “United mbetet një skuadër shumë e fortë. Jemi vetëm në muajin gusht. Ka ende shumë pikë në dispozicion për të gjitha. Sezoni fillon me të vërtetë pas pushimit të kombëtareve. Në këtë periudhë të gjithë kemi udhëtuar dhe punuar shumë, por nuk kemi pasur kohë t’i përgatisim ndeshjet ashtu si duhet.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?