Dinamo fiton në “frymën e fundit” ndaj Kukësit, vendos dopieta e Prodanit

Dinamo City ka arritur fitoren e parë këtë sezon, duke mposhtur 2-1 Kukësin,në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në Superiore. Heroi i ndeshjes, ishte Indrit Prodani, i cili shënoi dopietë për kryeqytetasit.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, ndërsa në të dytën Dinamo City kaloi në avantazh në Prodanin në minutën e 53-të.

Verilindorët nuk u dorëzuan dhe ia dolën të barazojnë shifrat në minutën e 77-të me Salami. Kur dukej se ndeshja do të mbyllej në barazim, erdhi edhe goli që vendosi ndeshjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ishte sërish Prodani, i cili pas një goditje këndi, ia doli të dërgojë topin në rrjetë me kokë në minutën e 100-të, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?