Disa detaje që duhet të dini para gjysmëfinales së sotme Itali-Spanjë

Me pompozitetin e stilit të lojës “tiki-taka”, Spanja mundi 4-0 Italinë në finalen e Europianit të vitit 2012, por ekuilibri i fuqisë ka ndryshuar. Italia eliminoi “La Roja-n” 2-0 në raundin e 16 ekipeve më të mira në 2016, ndërkohë që kanë fituar 13 ndeshjet e fundit ndërkombëtare dhe kanë rezultate pozitive në 32 të fundit (27 fitore, 5 barazime). Ritmi fantastik u konfirmua edhe nga një ekipi me shumë lojtarë të talentuar si Belgjika.
Spanja e Luis Enrique ka qenë enigmatike deri më tani. Pas barazimeve në fazën e grupeve kundër Suedisë dhe Polonisë, ata mundën Sllovakinë 5-0 për të arritur në 16 më të mirat, ku shënuan sërish 5 gola, por megjithatë duhet të shkonte në shtesë ndaj Kroacisë.
Një numër i madh rastesh të humbura ndaj Zvicrës, bën që këta të fundit edhe pse me 10 lojtare e çuan ekipin e Enriques në ruletin e penalltive. Spanja arriti të fitonte, por përballë një ekipi me shumë klas si Italia, mund të jetë momenti për të treguar futbollin e tyre më të mirë.
Formacionet e mundshme
Italia: Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson; Barella, Jorginho, Verratti; Chiesa, Immobile, Insigne
Mungojnë: Spinazzola (dëmtim)
Spanja: Unai Simón; Azpilicueta, García, Laporte, Alba; Koke, Busquets, Pedri; Moreno, Morata, Olmo
Në dyshim: Sarabia (dëmtim muskulor)
/R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

