Disa nga detajet që duhet të dini para shortit të Champions League

Champions League nuk ka qenë asnjëherë kaq e pasur në aspektin e çmimeve dhe me rikthimin e katër ekipeve italiane direkt në fazën e grupeve, duke ngjallur interesin në shortin që do të hidhet ditën e enjte në orën 18:00. Shorti do të përbëhet nga 32 skuadra, 26 të kualifikuar gjatë sezonit të fundit dhe 6 të kualifikuar përmes fazës eliminatore.

32 ekipet janë të ndara në 4 grupe: Grupi i parë përbëhet nga kampionët e Champions League dhe Europa League, por dhe kampionët në gjashtë kampionatet me renditjen më të lartë. Grupet e tjera përcaktohen nga renditja e UEFA. E vetmja siguri është se brenda një grupi nuk mund të ketë ekipe nga i njëjti vend. Juventusi ndodhet në vazon e parë, Roma dhe Napoli në të dytën, Interi në të katërtin.

Oraret- Nga ky edicion ka ndryshuar orari i ndeshjeve: Do të luhet në orën 19:00 dhe 21:00, vetëm sa i përket sfidave të grupeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vazot

Swiss Digital Mobile Reklama

Bombos del sorteo de Champions League 2018-19

Kalendari i ndeshjeve

18-19 shtator: Faza e grupit, dita e parë.

2-3 tetor: Faza e grupit, dita e dytë.

23-24 tetor: Faza e grupit, dita e tretë.

6-7 nëntor: Faza e grupit, dita e katërt.

27-28 nëntor: Faza e grupit, dita e pestë.

11/12 dhjetor: Faza e grupit, dita e gjashtë.

12-13 shkurt: 1/16 finale, vajtje.

19-20 shkurt: 1/16 finale, kthim.

5-6 mars: 1/8 finale, vajtje.

12-13 mars: 1/8 finale, kthimi.

9-10 prill: çerekfinalet, vajtje.

16-17 prill: çerekfinalet, kthimi.

30 prill-1 maj: gjysmëfinalet, vajtje.

7-8 maj: gjysmëfinalet, kthimi.

E shtunë, 1 qershor: finale (“Estadio Metropo”) “Ëanda Metropolitano”, Atletico Madrid.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?