Disfata me “poker” ndaj PSG, Barcelona nis të mendojë për Allegrin
Humbja 1-4 në shtëpi përballë PSG, ka lënë pasoja te skuadra e Barcelonës. E ardhmja e trajnerit Ronald Koeman është në dyshim të madh, pasi rezultatet kanë qenë zhgënjyese në të gjitha kompeticionet.
Zhgënjimi është i madh, ndërkohë që vendimtare do të jenë edhe zgjedhjet për presidentin e ri. Në Spanjë ndërkohë kanë nisur edhe hipoteza se kush mund të jetë trajneri i ardhshëm i ekipit Blaugrana. Emri më i përfolur sipas DonBalon është ai i Massimiliano Allegrit, i cili ka refuzuar të gjitha ofertat e ardhura në vitet e fundit.
Strategu është pa skuadër që pas largimit nga Juventusit, teksa është në kërkim të një ekipi ambicioz. Barcelona duhet të nxitojë pasi edhe Roma në javët e fundit e ka bërë jesh të listës së dëshirave. Katalanasit mund t’i besojnë pankinën edhe Xavit, një emër që e njeh mirë ambientin, por ka shumë më pak eksperiencë. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

