FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Disfata ndaj Leganes, Barcelona gjen zëvendësuesin e Valverdes

Humbja e befasishme e pësuar në shtëpinë e Leganes ka dhënë alarmin në shtëpinë e Barcelona-s, të paktën sipas shtypit spanjoll. Humbja e së mërkurës, që ka ardhur pas barazimit në shtëpi me Girona-n, duket se ka bërë drejtuesit e klubit të vënë në dyshim aftësitë e trajnerit Ernesto Valverde.

Sipas “Don Balon”, trajneri i Barçës, kontrata e të cilit skadon në qershorin e 2019-ës, është në rrezik. Madje, drejtuesit mësohet të kenë zgjedhur edhe emrin e zëvendësuesit. Bëhet fjalë për Laurent Blanc, ish-trajneri i PSG-së, i cili mund të jetë një zgjidhje e menjëhershme nëse marrëdhënia mes Valverde-s dhe Barcelona-s përkeqësohet.

Image result for valverde laurent blanc

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?