FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Disipina dënon rëndë Interin për koret raciste, nuk shpëtojnë as dy yjet e Napolit

Dy ndeshje me dyer të mbyllura dhe një e tretë me hyrje të reduktuar për Interin, që merr një dënim të rëndë nga Disiplina. Gerardo Mastandrea ka vendosur për koret raciste në drejtim të Napolit. Në këtë mënyrë Interi do të luajë pa tifozë ndaj Beneventos më 13 janar dhe ndaj Sassuolos më 19 janar.

Në krahun tjetër nuk kanë shpëtuar as te Napoli, pasi Koulibaly dhe Insigne janë dënuar me dy javë skualifikim për shkak të veprimeve anti-sportive në fushën e lojës. I pari duartrokiti gjyqtarin e ndeshjes, ndërkohë që i dyti reagoi ndaj arbitrit pas një përplasje me Keita. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?