FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Disiplina: Kryqëzohen Salihi e Osmani, përjashtohet Gerhard Takaj

Problemet dhe polemikat që prodhoi finalja e titullit në Kukës, i kanë kushtuar shtrenjtë Skënderbeut. Prej kontestimeve ndaj gjyqtarit dhe episodeve në fushën e lojës, Komisioni i Disiplinës në Federatën e Futbollit ndëshkoi ashpër dy prej lojtarëve kryesorë të korçarëve.

Bëhet fjalë për sulmuesin Hamdi Salihi dhe mbrojtësin Tefik Osmani, të cilët janë ndëshkuar me pezullime afatgjata, të argumentuara me sjellje anti-sportive. Për grisjen e kartonit të kuq të gjyqtarit Jorgji, Salihi pezullohet për dhjetë javë nga aktiviteti. Ndërkohë, për fjalët fyese dhe përplasjen fizike me arbitrin, që i kushtuan edhe kartonin e kuq gjatë ndeshjes, Tefik Osmani pezullohet për 8 javë.

Ndëshkimet për Skënderbeun janë të rënda në aspektin sportiv, edhe sepse me masat disiplinore Ilir Daja nuk do të ketë në dispozicion 10 futbollistë për ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Partizanit. Por, mungesat e Salihit dhe Osmanit do të peshojnë mbi të gjitha në finalen e Kupës së Shqipërisë, ku më datë 31 Maj korçarët do të luajnë ndaj Tiranës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dënimit nuk i shpëtoi edhe menaxheri i përgjithshëm i klubit të Skënderbeut, Gerhard Takaj, që për dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes në Kukës është pezulluar për 18 muaj nga aktiviteti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndër të tjera, Komisioni i Disiplinës pezulloi për dy ndeshje sulmuesin e Vllaznisë, Brunild Pepa, për protesta me fjalë ofenduese. Për sherrin në fundin e ndeshjes ndërmjet Flamurtarit dhe Laçit, me dy ndeshje u pezulluan edhe mbrojtësi i vlonjatëve, Ivan Jakovljevic dhe ai i kurbinasve, Bruno Lulaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?