Dita e dytë e përgatitjeve të kombëtares, atmosferë pozitive nën drejtimin e Rejës

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit ka zhvilluar seancën e dytë stërvitore nën drejtimin e trajnerit Edy Reja. Grupi i futbollistëve ishte i gjithi në dispozicion të teknikut italian, 10 lojtarët e përzgjedhur prej tij dhe 12 lojtarët e përfaqësueses së 21-vjeçarëve, të cilët janë “huazuar” tek Kombëtarja A për këtë fazë parapërgatitore në kuadër të dy sfidave të vlefshme për “Euro 2020” kundër Islandës dhe Moldavisë.

Seanca nisi me ushtrime të thjeshta izometrike, të cilat ndihmojnë në ngrohjen e muskujve për të shmangur çdo të papritur. Më tej, gjithçka ka vijuar me ushtrimet me top, që kanë qenë edhe epiqendra e stërvitjes, e cila zgjati për rreth 75 minuta. Ana më pozitive e seancave të para të Edy Rejas është fakti që i gjithë grupi i lojtarëve nuk ka shfaqur probleme fizike, një plagë kjo e cila e ka përndjekur Kombëtaren Kuqezi në periudhën e fundit, me shpresën që nga ana shëndetësore lojtarët te mos shfaqin probleme edhe në të ardhmen.

Atmosfera që e rrethon përfaqësuesen është më e qetë dhe kjo pa diskutim ka një ndikim pozitiv në aspektin psikologjik të skuadrës. Kuqezinjtë do të vijojmë përgatitjet në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ndërsa të enjten është programuar një konferencë për mediet me dy futbollistë të përfaqësueses, kurse të dielën skuadra do të ketë mundësinë të pushojë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?