Divorc për ditëlindje, Hyseni: Ja pse zgjodha Partizanin

Një ditë e çmendur ka qenë e premtja për mesfushorin vlonjat, Alesio Hyseni. Dje ai festonte 22-vjetorin dhe gjatë mëngjesit klubi i Flamurtarit e uroi përmes faqes zyrtare në “Facebook”. Mirëpo, kur nuk kaluan as tri orë nga ky urim, klubi shpalli “divorcin” me mesfushorin, duke dhënë këtë njoftim:

“Flamurtari njofton përfundimin e bashkëpunimit me Alesio Hysenin. Mesfushori 22-vjeçar dhe drejtuesit kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim marrëveshjen mes palëve, duke i dhënë mundësi lojtarit të jetë lojtar i lirë. Flamurtari falënderon Alesio Hysenin për kontributin e dhënë me fanellën kuqezi, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në karrierën e tij sportive”. Një “dhuratë” e hidhur, por që në fakt bëhej fjalë për diçka të paralajmëruar, edhe pse në klubin vlonjat mund të shmangin të paktën njoftimin për ndërprerjen e kontratës në ditën e ditëlindjes.

DEKLARATA Pas largimit nga Flamurtari, Hyseni është prononcuar për “Panorama Sport”, duke sqaruar se ishte ai vetë që kërkoi largimin nga kuqezinjtë. “Sot (dje) në mëngjes tërhoqa letrat nga klubi. Nuk do të jem më lojtar i Flamurtarit. Jam larguar me dëshirën time, për më shumë minuta dhe për një eksperiencë tjetër. Kisha më shumë për të dhënë te Flamurtari, por mendoj se nuk kam pasur hapësirën e duhur. Shpresoj që aty ku të vete, të gjej vetveten dhe të jap maksimumin tim. Te Flamurtari kam dhënë më të mirën sa herë më është dhënë besimi. I uroj suksese ekipit në vijim në realizimin e objektivave”, theksoi Hyseni. I pyetur për faktin se largimi vjen pikërisht në ditën e ditëlindjes, mesfushori që ka lindur në Peruxhia në vitin 1997, me humor u shpreh: “Sot erdhi dita. Besoj se nuk do të thotë asgjë”. Nuk kaluan shumë orë dhe Hyseni ra dakord me Partizanin për të vijuar karrierën, ndërsa më parë i kishte dhënë fjalën Luftëtarit dhe trajnerit që e drejtoi në Vlorë, Gentjan Mezani. “Më bindi projekti i Partizanit dhe objektivat madhorë që ka. Jam i lumtur për këtë aventurë të re. Kisha ofertë edhe nga Luftëtari, dua të falënderoj për interesimin edhe klubin gjirokastrit”, – përfundoi mesfushori.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ermal Sika

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?