Djali i Ronaldinhos në periudhë prove te Barcelona

Djali i Ronaldinho Gaúchos është aktualisht në një periudhë prove te skuadra e Barcelonës. Djaloshi 17-vjeçar është nën vëzhgim për të kuptuar nëse është në nivel të mjaftueshëm për të luajtur për skuadrën e të rinjve të Barçës.

Joao Mendes (Joao de Assís Moreira), që është emri i djalit të Gauchos, është 17 vjeç dhe luan si qendërsulmues. Ai sapo ka ndërprerë kontratën Cruzeiron, për këtë arsye është në provë në Barcelonë.

Me nënshkrimit të tij të mundshëm po merret personalisht presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, i cili ka një marrëdhënie të ngushtë me Ronaldinhon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tani gjithçka është në duart e teknikëve të skuadrës së Barcelonës. Ata do të duhet të vendosin nëse Joao është në nivelin e duhur për të luajtur për ekipin katalanas.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?