FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

 “Do t’i bëjmë shkallët të dridhen”, tifo-grupi i Partizanit paralajmëron trazira në Korçë

Nxehet atmosfera në prag të ndeshjes mes Skënderbeut dhe Partizanit në kampionat. Tifo-grupi më i madh dhe i organizuar i të kuqve, “Ultras Guerrils”, kanë premtuar se do të jenë në transfertën ndaj klubit korçar. Në një postim në rrjetet sociale, ata kanë paralajmëruar se do të ketë surpriza.

“Të gjithë me ne drejt Korçës! Të gjithë bashkë për t’ua bërë të qartë të gjithëve se kush jemi ne! Nuk na intereson rezultati, as dosja çarçaf e trukimeve. Nuk na hyn në xhep asgjë nga këto. Do ta kthejmë sektorin tonë në vullkan, ashtu siç dimë ne; do t’i bëjmë shkallët të dridhen. Do të vijmë për të festuar, do të dehemi duke kënduar dhe do të kthehemi fitimtarë. Vetëm për veten tonë, veç për Partizanin! “Guerrils” ju do të gjithëve me vete, të shtunën. Të madh e të vogël, anëtar ose jo: Rregulloni punën, rregulloni oraret. Ikim, të dominojmë! Si thoni? A jeni me ne?”, ka shkruar tifo-grupi në rrjetet sociale. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?